Euro, Dollari dhe Paundi: Ku po shkojnë monedhat në luftën e Trump – ‘Stuhi’ gushti në vendet në zhvillim
Një luftë monedhash. Një përplasje që, nga njëra anë, Uashingtoni, po e kërkon vetë ndërsa nga ana tjetër, në veçanti Europa, po detyrohet të përballet. Fusha ku takohen forcat e ndryshme është tregu i këmbimit valutor, kryesisht euro dhe dollari, më pas vjen raporti dollar-paund dhe ai midis dollarit dhe juanit kinez.
Lufta tarifore dhe lufta e monedhave
Përtej trendit teknik nuk ka dyshim se kursi i këmbimit të euros është ndër prioritetet e presidentit amerikan Donald Trump. I cili vazhdon të bëjë “zjarr dhe flakë” drejt rezervës Federale. Shtëpia e Bardhë, për të kundërshtuar ngritjen teknologjike dhe tregtare të Kinës, ka filluar luftën e njohur tarifore (së cilës u shtua dje lajmi për tarifa të tjera). Kjo është një strategji, madje edhe përballë forcës më të madhe të Pekinit për të qenë në gjendje për të ndikuar tek juan, që synon qartë të zvogëlojë importet amerikane të “Made in China”. Në krahasim me Kontinentin e Vjetër, lëvizjet janë të ndryshme. Fokusi deri më tani është mbi të gjitha në kursin e këmbimit euro-dollar. Që do të thotë se Trump dëshiron një politikë monetare më të këndshme nga rezerva Federale. Kjo në teori duhet të dobësojë dollarin drejt monedhës së vetme dhe të vështirësojë eksportet nga BE.
Nën shënjestër është veçanërisht Gjermaninë e cila, siç kujton Desmond Lachman i Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve, “ka tepricën më të lartë tregtare në botë: rreth 300 miliardë dollarë“. Kjo është një vlerë që rrjedh edhe nga eksportet në Shtetet e Bashkuara. Situata, në vështirësi, kishte çuar tashmë, në prill 2016, administratën e Obamës të përfshinte Berlinin në listën e subjekteve që manipulojnë potencialisht valutën. “Kontrastet me Trump janë përkeqësuar”, shton Lachman.
Prandaj, përveç kërcënimeve të vendosjes së tarifave edhe mbi Europën, shtohet edhe beteja në frontin e monedhës. Se si do të mbarojë është vështirë të thuhet. Disa ekspertë parashikojnë një trend anësor të kursit të këmbimit euro-dollar deri në fund të vitit. Përkundrazi, të tjerët hipotizojnë zbritjen e monedhës së vetme deri në 1.035. (Ilsole24ore)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.