Euro e fituar ndaj Dollarit – Bankat e Eurozonës përjashtohen nga një ‘tarifë dënimi’
Banka Qendrore Europiane ka përjashtuar bankat e zonës së euros nga një tarifë dënimi, dhe si rrjedhojë Euro ka pasur një rritje të ndjeshme duke u forcuar edhe kundrejt Dollarit.
Duke përjashtuar bankat nga masa e ndëshkimit, BQE synon të minimizojë stresin në institucionet financiare që janë dëmtuar nga vitet e normave të ulëta.
Euro gjithashtu i shpëtoi zhvleftësimit të luftës tregtare SHBA-Kinë, dhe si rrjedhojë u bë i mundur rikthimi i euros pas vendimit të BQE-së.
Treguesit e përmirësimit nuk kanë gjasa të ndikojnë në Rezerva Federale nga ulja e normave të interesit.
Monedha e euros ka kaluar më shumë se dy vjet ulje, përpara se të ndryshonte në mënyrë dramatike drejtimin.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.