Euro kërkon vëmendje nga BQE – Smets: Vlerësimi do të ulë kostot e importeve dhe ndikojë te inflacioni
Euro e fortë kërkon vëmendje nga politikëbërësit e Bankës Qendrore Europiane. Vlera e valutës së përbashkët europiane është rritur me 15% kundër dollarit në vitin 2017, duke vazhduar rritjen me 3% në këtë vit, gjë që ul kostot e importeve dhe inflacionin në 19 vendet e Eurozonës.
Sipas guvernatorit të bankës qendrore të Belgjikës, Jan Smets, luhatja në tregjet e këmbimit valutor kërkon vëmendje.
Megjithatë, ai shton se kur valuta e fortë mbështetet nga themelet ekonomike, atëherë nuk përbën problem.
“Nëse kjo luhatje bëhet e shpeshtë, kur nivele të caktuara thyhen për shkak të politikave zhvlerësuese për të rritur konkurrueshmërinë, atëherë mund të ndodhin probleme”, tha ai.
Sipas zyrtarëve, euro e fortë nuk e mbështet Bankën Qendrore Europiane në arritjen e objektivit për inflacionin në afër 2%-shit.
Për muajin Janar, niveli i çmimeve në Eurozonë arriti 1.3%, në rënie nga Dhjetori.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.