Euro po “djeg” ekonominë – Zusi: 60 mld lekë dëm, të merren masa
Zhvlerësimi i euros, e cila ka arritur sërish në minimumin historik, por edhe luhatjet e vazhdueshme gjatë gjithë vitit, llogariten si një dëm i pariparueshëm në të gjithë ekonominë. Në një intervistë për SCAN, kreu i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, thekson se përpos eksporteve, dëmi është ndjerë edhe në tkurrjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Sipas tij, nëse nuk merren masa dhe nuk analizohen shkaqet e mbi çmimit të lekut, shumë kompani rrezikojnë faliment. Dëmi deri më tani, llogaritet në rreth 60 miliardë lekë të munguara në ekonomi.
Pavarësisht apeleve të vazhdueshme për marrje masash, duket se deri më tani asgjë nuk ka dhënë efekt dhe monedha e përbashkët europiane vijon të zhvlerësohet.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.