Euro vijon rritjen – Paundi britanik dhe Dollari amerikan forcohen lehtësisht ndaj lekut
Euro ka regjistruar një tendencë në rritje edhe gjatë ditë së sotme. Në tregun valutor vendas valuta e përbashkët europiane fiksohet në kursin e 130.8 lekëve. Pavarësisht kësaj, kjo monedhë mbetet në nivelet më të ulëta, zhvlerësimi i së cilës është një tendencë pothuajse dy vjeçare, por që ka nisur një etapë të re në fillim të këtij viti.
Ndërkohë, dollari amerikan është forcuar me 0.5 pikë ndaj lekut gjatë ditës së mërkurë. Një dollar amerikan sot blihet me 105.5 dhe shitet me 106.5 lekë.
Me 0.5 pikë fituar terren edhe paundi britanik ndaj lekut. E fiksuar në kursin e 149.5 lekëve, sterlina vijon të jetë në nivelet e saj të zakonshme.
Dollari australian është regjistruar në nivele të njëjta me ditën e martë. Me kursin aktual kjo monedhë blihet 81 lekë dhe shitet 82 lekë.
Në tendencë rritje me 0.2 pikë kundrejt lekut janë evidentuar po ashtu dollari kanadez dhe franga zvicerane. Monedha kanadeze gjatë ditës së sotme fiksohet në kursin e 81.5 lekëve, ndërsa ajo zvicerane në 111.2 lekë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.