Eurobondi 500 mln euro – Ahmetaj: 120 kërkesa, tregjet financiare investuan tek siguria e vendit
“E mbani mend fjalën e kryeministrit? Mbrapa kemi një gropë, para kemi një shkëmb, sot gropa është në distancë mbrapa dhe shkëmbi është thërrmuar”.
Këtë shprehje ka përdorur Ministri i Financave dhe Ekonomisë, nga foltorja e Parlamentit, për të përshkruar suksesin e marrjes hua prej 500 milion euro në tregjet financiare të kapitalit, përmes emetimit të Eurobondit.
Ministri bëri me dije se ka pasur 120 kërkesa nga investitorë shumë të mëdhenj për të blerë Eurobondin shqiptar.
Dy ditë më parë, qeveria shqiptare ka realizuar me sukses eurobondin e tretë në tregjet ndërkombëtare, duke përfituar një normë interesi 3.55 për qind, me afat maturimi 7-vjeçar.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.