Europa i hakmerret SHBA – “KE” gjobit Google me 1 mld euro
Bashkimi Europian ka vendosur të gjobisë me 1 miliardë euro Google. Gjoba do të njoftohet zyrtarisht ditën e Mërkurë, bën të ditur Financial Times, duke i`u referuar burimeve të besueshme brenda krahut ekzekutiv të unionit.
Gjigandi i kërkimit në rrjet akuzohet se ka abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg në shërbimin shopping.
Ky është vendimi i parë i Komisionit Europian i këtij niveli, ndërkohë që dy çështje të tjera presin ende një vendim final. Android është një prej tyre.
Sipas Financial Times, çështja në fjalë, mund të rrisë edhe më tej tensionet mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndër të tjera, gjoba 1 miliardë dollarëshe vjen vjetëm dy javë përpara takimit të G20 në Hamburg. Margareth Vestanger, është kthyer në zonjën e hekurt të Bashkimit Europian prej më shumë se një viti.
Komisionerja e Bashkimit Europian për konkurrencën, një vit më parë i kërkoi Irlandës që ti marrë 13 miliardë euro Apple.
Gjoba e majme, vjen pas adminsitrata amerikane vendosi që të tërhiqet nga marrëveshja e klimës së Parisit.
Marrëdhëniet mes Bruskelit dhe Washingtonit janë tensionuar edhe për shkak të qëndrimeve në lidhjet me sanksionet ndaj Rusisë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.