“Europa ka më shumë banka”. Ekzekutivi i Credit Suisse pret më shumë konsolidime në rajon
Kreu ekzekutiv i Credit Suisse, Thomas Gottstein pret më shumë konsolidime në sektorin bankar të Europës, pavarësisht barrierave rregullatore për marrëveshjet e bankave përtej kufijve kombëtar. “Kemi, nga njëra anë, norma negative të interesit, që vazhdojnë të shkaktojnë presion tek marzhet neto të interesit për të gjithë lojtarët në zonën e frangës zvicerane dhe zonës euro. Nga ana tjetër, shumë shtete në Europë, kanë më shumë banka se ç’duhet”-, tha Gottstein gjatë një konference mes ekzekutivëve.
Ai shtoi se për rrjedhojë, vala e konsolidimit do të vazhdojë dhe priten marrëveshje si përtej kufijve kombëtarë, edhe brenda një tregu të vetëm. Pavarësisht rritjes së barrierave që lidhen me kërkesat më të mëdha rregullatore dhe masat e ashtuquajtura “shumë i madh për të dështuar” (too big to fail), ekzekutivi i Credit Suisse tha se marrëveshje të tilla janë më se të kuptueshme në parim.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.