Europa lehtëson më tej masat kufizuese duke filluar nga kjo e hënë!
Italia dhe Spanja janë ndër një numër vendesh europiane që po lehtësojnë më tej kufizimet e tyre të bllokimit të koronavirusit nga e hëna. Shumica e bizneseve në Itali, përfshirë bare dhe parukierë, do të jenë të lirë të rihapen pas më shumë se dy muajve të masave të bllokimit në shkallë vendi.
Spanja është e vendosur të lehtësojë kufizimet e saj në pjesën më të madhe të vendit, me grupe deri në 10 persona të lirë për t’u takuar. Këto vendime vijnë si pasojë e rënies të vazhdueshme në numrin e vdekjeve të regjistruara ditore. Të Dielën, Italia regjistroi vdekjet më të pakta ditore që kur filloi të mbyllet në mars.
Çfarë ndodh të hënën?
Restorantet, baret, kafenetë, parukierët dhe dyqanet do të lejohen të rihapen në Itali, me kusht që të zbatohet distanca sociale. Papa Françesku mbajti një Meshë private në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, e cila është dezinfektuar përpara rihapjes së saj për turistët.
Kishat katolike po përgatiten për rifillimin e Meshës, por do të ketë një distancë të rreptë sociale dhe adhuruesit duhet të veshin maska për fytyrën. Besime të tjera gjithashtu do të lejohen të mbajnë shërbime fetare.
Por zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar për rreziqet e vazhdueshme të tubimeve të mëdha sociale. Në Spanjë, shumica e njerëzve do të dalin nga bllokimi deri në fund të javës. Vendi ka një sistem katërfazor për rihapjen, të cilin autoritetet po e aplikojnë me shpejtësi të ndryshme në rajone të ndryshme.
Shumica e Spanjës tani është në fazën e parë. Që nga e hëna deri në 10 persona lejohen të takohen së bashku, me kusht që të mbajnë maska dhe distancë shoqërore, ndërsa bare dhe restorante mund të hapen vetëm në ambientet e tyre të jashtme me gjysmë kapaciteti. Kinematë, muzetë dhe teatrot po hapen gjithashtu me kapacitet të zvogëluar.
Barcelona, Madridi dhe pjesë të veri-perëndimit megjithatë mbeten në fazën 0. Shumica e kufizimeve do të mbeten në vend, por disa dyqane të vogla do të lejohen të rihapen të hënën dhe funeralet mund të mbahen për grupe deri në 10 brenda dhe 15 jashtë. Kjo është quajtur “faza 0.5” – një hap i ndërmjetëm në këto rajone.
Vendi tani është “shumë afër” për të ndaluar transmetimin e virusit, tha të Dielën kreu i qendrës shëndetësore të urgjencës, Fernando Simon. Por ai paralajmëroi që rreziku i një valë të dytë rastesh ishte “ende shumë i madh”.(BBC)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.