Europa ”në luftë me kohën” kundrejt koronavirusit, ndërsa rritet numri i vdekjeve!
Europa duket se është në një luftë të ashpër me koronavirusin, ndërsa rritet ndjeshëm dhe numri i të vdekurve. Udhëheqësit e Europës, po përpiqen që të marrin dhe zbatojnë masat ekstreme, në përpjekje për të parandaluar që sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor të mposhten nga pandemia e koronavirusit.
Në fundjavën që lamë pas, mbi 2,000 njerëz të vrarë nga virusi në Itali dhe Spanjë, Gjermani, duke ndaluar aktivitetin social dhe politik në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyrtarët në Romë dekretuan ndalimin e pothuajse të gjithë udhëtimeve të brendshme, ndërsa kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez zgjati gjendjen e jashtëzakonshme në vendin e tij për dy javë të tjera. Ndërkaq, kancelarja gjermane, Angela Merkel, është vetkarantinuar, si një masë paraprake pasi ra në kontakt me një mjek që testoi pozitiv për virusin.
Pas një jave, gjatë së cilës, Bashkimi Evropian nxori fuqinë e tij fiskale dhe monetare për të zbutur dëmin ekonomik dhe për të qetësuar tregjet financiare, numri i vdekjeve në rritje solli një kujtesë edhe njëherë luftën e vazhdueshme me virusin. Vendimet e marra nga Merkel dhe udhëheqësit e shtetit gjerman, e afrojnë ekonominë më të madhe të Europës, më afër hapave drastikë të ndërmarrë në Itali, vendi me vdekjet më larta për shkak të koronavirusit në të gjithë botën.
Ndërkohë, Europa po diskuton gjithashtu marrjen e disa veprimeve më agresive për të mbrojtur ekonominë. Guvernatori i Bankës së Francës, Francois Villeroy de Galhau, bëri thirrje për hua emergjente për shtetet nga fondi i shpëtimit i Mekanizmit të Stabilitetit.
Në Spanjë, Sanchez do të kërkojë miratimin e parlamentit për të zgjatur një gjendje të jashtëzakonshme deri në 11 Prill, si pasojë e rritjes së lartë të numrit të vdekjeve nga Covid-19.
Kroacia e thirri ushtrinë pasi një tërmet, i cili shkaktoi dëme në kryeqytetin e Zagrebit, duke komplikuar potencialisht përgjigjen e vendit ndaj koronavirusit.
Kryeministri hungarez Viktor Orban po kërkon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për një kohë të pacaktuar duke kërcënuar me burg të gjithë ata që përhapin informacion të rremë në lidhje me virusin.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.