Europa përballet me rritje të infektimeve, OBSH: Asnjë vend nuk mund të pretendojë se virusi është mposhtur
Europa ka regjistruar një rritje të madhe të të infektuarve me Covid-19 në javët e fundit, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se asnjë vend nuk mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar. Numri i rasteve të reja me koronavirus në të gjithë vendin është rritur me 5.6% në mbi 4 milionë në javën që përfundoi më 23 Gusht, siaps të dhënave të Organizatës. Këto raste të reja shënuan një rritje me 6% nga krahasuar me javën e kaluar dhe me 72% krahasuar me javën që përfundoi më 7 Qershor, ku u raportua numri më i ulët i rasteve javore. Më shumë se gjysma e rasteve të reja të raportuara erdhën nga 4 vende përfshirë Spanjën me 21%, Rusinë me 16%, Francën me 10% dhe Ukrainën në 6%.
Spanja ka regjistruar thuajse 463,000 raste të koronavirusit deri më tani, ndërsa totali i Rusisë ka kaluar 1 milionë. Ky rikthim vjen ndërkohë që vendet po përpiqen të rihapin ekonomitë, ndërkohë që ruajnë dhe objektivat e shëndetit publik. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se zbutja e masave dhe ulja e mbrojtjes nga njerëzit, mund të shpjegojë rritjen e virusit në rajon. “OBSh mbështet plotësisht rihapjen e ekonomive dhe shoqerive. Ne duam të shohim fëmijët që shkojnë në shkolla dhe njerëzit në punë, por e duam këtë në mënyrë të sigurtë”,-tha drejtori i Organizatës, Tedros Ghebreyesus. Ai shtoi se asnjë vend nuk mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar, pasi virusi përhapet shumë shpejtë dhe mund të jetë vdekjeprurës për të gjithë moshat.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.