Europa po përballet me valën e dytë – Franca dhe Spanja me raste rekord infeksioni. Italia, Gjermania dhe UK ndjekin
Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Spanja të Premten raportuan numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit të ri, që nga shpërthimi vdekjeprurës i Europës në pranverë. Infeksionet janë shtuar në të gjithë kontinentin në javët e fundit, duke bërë që qeveritë të rifillojnë bllokimet në disa qytete dhe rajone. Zyrtarët e shëndetësorë në Gjermani dhe vende të tjera kanë fajësuar shpërthimet e reja në grumbullimet e njerëzve dhe udhëtarët që kthehen nga jashtë, ndërsa të tjerët kanë përmendur një rritje në testime.
Përhapja e rasteve vjen ndërsa udhëheqësit europianë po ndjejnë intensivisht dhimbjen ekonomike nga shpërthimi dhe lodhjen e përgjithshme të kombeve të tyre me virusin dhe kufizimet e tij. Disa nuk kanë premtuar asnjë bllokim të ri kombëtar, edhe kur protestat e dhunshme shpërthyen në fund të gushtit në Gjermani. Megjithëse rastet po rriten, numri i të vdekurve ka qenë dukshëm më i ulët sesa në valën e parë këtë pranverë. Spanja është rishfaqur si epiqendra e pandemisë në kontinent. Vendi raportoi 4,503 infeksione të reja të Premten, që është numri më i lartë që nga 23 Prilli. Numri i rasteve është rritur që nga mesi i korrikut dhe vendi tani ka më shumë për frymë se çdo komb tjetër evropian. Franca raportoi 8.975 raste të reja të Premten, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i shpërthimit të fundit.
Numri i njerëzve që testohen pozitivisht në Francë ishte rritur gjatë gjithë gushtit dhe u përshpejtua më tej këtë javë. Rekordi i mëparshëm ishte me 7,578 raste më 31 mars. Italia raportoi 1,733 raste të reja me koronavirus të Premten, më e larta që nga 2 Maji. Rritja erdhi ndërsa testet ditore u rritën në një rekord 113,085. Ndërsa kjo është shumë poshtë 6,557 infeksioneve të reja në kulmin e krizës në 21 Mars, numrat kanë qenë shqetësues gjatë gjithë javës. Mbretëria e bashkuar ndërkohë raportoi 1,940 raste të reja.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.