“Europa, të ruhet nga variantet e reja” – Gentiloni: Nuk është shpallur ende fitorja me pandeminë!
Variantet e reja të koronavirusit mund të godasin përsëri rimëkëmbjen në Europë, sipas komisionerit për ekonominë dhe taksimin, Paolo Gentiloni, ndërkohë që rajoni po përballet me një tjetër rritje të infeksioneve. Gentiloni tha se “është shumë herët për të shpallur fitoren” ndaj pandemisë, pavarësisht projeksioneve pozitive për këtë vit. Ndërsa pyetej për rrezikun kryesore ndaj ekonomisë së Bashkimit Europian, Gentiloni u përgjigj se vazhdon të qëndron pandemia.
“Duhet shumë kujdës ndaj varianteve të reja të mundshëm dhe duhet të fuqizojnë vaksinimin”- shtoi ai. Komisioneri shtoi se masa të reja të kufizimeve janë të mundshme, por që nuk do të kenë të njejtin impakt ekonomik si të kaluarat, asi ekonomia është përshtatur më mirë për këto situata. Javën e kaluar, Komisioni Europian, projektoi një rritje të PBB për BE dhe Eurozonën këtë vit në 5%. Institucioni theksoi se “pavarësisht luhatjeve” blloku pritet të rritet me një normë të dukshme në 2 vitet e ardhshme.
Disa vende në BE kanë nisur të shohin një numër të lartë të infeksioneve me Covid-19 në ditët e fundit, kryesisht atje ku normat e vaksinimit janë relativisht ë ulëta. Austria dhe Hollanda kanë rivendosur masa të kufizimit social në ditët e fundit. Një tjetër pasiguri vjen nga çmimet e energjisë. Blloku është përballur me një rritje të shpejtë të çmimeve të gazit natyror dhe energjisë elektrike pas periudhës së Verës dhe pavarësisht disa ndërhyjreve qeveritare, ekzistonë shqetësime mbi ndikimet që do të kenë konsumatorët. Komisioni Europian theskoi se inflacioni në Eurozonë do të arrijë majën në 2.4% në vitin 2021, përpara se të bjerë në 2.2% në vitin 2022 dhe 1.4% pas 2 vitesh.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.