Eurozona, mbi pritshmëritë – BQE: Kërkesa e brendshme është motorri, ka rreziqe
Rritja ekonominë në rajonin e monedhës së përbashkët po tejkalon pritshmëritë, dhe po zgjerohet, falë kërkesës së brendshme, thotë Banka Qendrore Europiane në buletinin e saj mujor.
Për këtë arsye, institucioni qendror i politikave monetare në Eurozonë përjashton tërësisht mundësinë e shkurtimit të mëtejshëm të normave të interesit.
Programi i blerjes së titujve, me një hap prej 60 miliardë euro në muaj, do të vijojë deri në muajin Dhjetor, thekson banka.
Pavarësisht optimizmit, institucioni paralajmëron për rreziqe. Rreziku numër një buron nga proteksionizmi i Donald Trump. Brexit dhe Kina janë disa prej rreziqeve të tjera me të cilat përballet ekonomia e rajonit, sipas Bankës Qendrore Europiane.
Rritja ekonomike në rajon ndërkohë, po zgjerohet në më shumë sektorë dhe në më shumë shtete.
Drama e punësimit nuk ka kaluar ende, thotë banka, pavarësisht se të ardhurat e familjeve po rriten.
Sa i përket reformave të vendeve anëtare, institucioni thotë se nuk ka ritëm dhe se mungojnë. Ritmi i reformave strukturore kërcënon rritjen ekonomike të rajonit”-nënvizon institucioni me bazë në Frankfurt.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.