Eurozona, rriten shitjet me pakicë – Bien çmimet industriale
Shitjet me pakicë ne eurozonë u rritën me 1.1% në muajin qershor sipas të dhënave nga agjencia e statistikave të BE, Eurostat.
Kjo është një shenjë që konsumatorët po ndihmojnë në mbështetjen e një ekonomie e cila është dobësuar. Shitjet me pakicë në eurozonë u rritën shumë më tepër sesa pritej nga ekonomistët e Reuters, të cilët mesatarisht kishin parashikuar një rritje prej 0.2% krahasuar me muaj maj. Tregtia u ngrit nga shpenzimet për karburant të automjeteve, ushqimet, pijet si dhe një rritje e mprehtë e shitjeve të veshjeve dhe këpucëve.
Eurostat tha se çmimet e fabrikave ranë në qershor, krahasuar me muajin maj, duke konfirmuar inflacionin e dobët në bllok. Çmimet industriale të prodhuesve ranë me 0.6% në eurozonë, për të katërtin radhazi. Rënia ishte më e madhe sesa parashikimet e tregut të një rënie prej 0.3% në muaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.