Eurozonë, llogaria korrente – Suficiti tkurret lehtë në muajin Mars
Suficiti i llogarisë korrente i Eurozonës u tkurr lehtë në Mars nga muaji i kaluar, megjithatë vazhdon të rezultojë në nivele rekord të larta, tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore Europiane.
Suficiti i llogarisë korrente shënoi 34.1 miliardë në muajin Mars, nga 37.8 miliardë që ishte në Shkurt. Kjo reflektoi suficitin në mallra prej 29 miliardë euro, shërbimet me 11.6 mld dhe të ardhurat primare që kompensuan për deficitin e të ardhurave sekondare.
Me bazë vjetore, suficiti i llogarisë korrente në 19 vendet e monedhës së përbashkët u rrit në 3.4% në raport me Produktin e Brendshëm Bruto, apo në 363.6 miliardë euro, krahasuar me 3.3% që ishte një vit më parë. Investimet direkte dhe të portofolit regjistruan një rritje prej 841 miliardë euro në aktive dhe 197 mld në pasive, në muajin Mars me bazë vjetore.
Banka Qendrore Europiane ka përditësuar edhe të dhënat mbi stokun e rezervave të Eurosistemit, ku pati një rënie në 726.6 miliardë euro për Marsin, kryesisht prej rivlerësimi të çmimit të rezervës së arit dhe zhvillimeve në kursin e këmbimit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.