Evropa kujdeset dhe për startup-et / ‘Injekton’ 6 miliardë Euro për kompanitë e reja
Franca dhe Gjermania njoftuan injektime fondesh në ekonomi, me vlerë 4 miliardë euro (4,3 miliardë dollarë) dhe 2 miliardë euro (2.2 miliardë dollarë), përkatësisht, të cilat synojnë të ndihmojnë startup-et vendase të qëndrojnë në këmbë gjatë rënies aktuale ekonomike globale duke siguruar financim afatshkurtër, sipas CNBC .
Gjermania gjithashtu thuhet se po konsideron një fond afatgjatë prej 10 miliardë eurosh (10.8 miliardë dollarë) që do të ndihmonte startup-et më të mëdhenj të mirëmbajnë operacionet gjatë tendosjes ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Vendet evropiane janë shtëpia e dy ekonomive më të përparuara të startup-eve në Evropë, dhe kompanitë e teknologjisë në të dy vendet krijuan një shumë rekorde të financimit të kapitalit të sipërmarrjes në vitin 2019, sipas TechNation.
Ekonomitë e teknologjisë në të gjithë botën përballen me një krizë fondesh që mund të ngadalësojë inovacionin për vitet në vazhdim. Nga natyra, startup-et e teknologjisë janë të ndjeshme ndaj tendosjes së likuiditetit pasi ato duhet të zhvillojnë ose komercializojnë plotësisht një produkt.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.