Exor do të blejë GEDI La Repubblica dhe La Stampa do zotërohen nga familja Agnelli
Exor, kompania italiane e familjes Agnelli, do të blejë aksione të kompanisë mediatike GEDI (Gruppo Editoriale L’Espresso), që publikon të përditshmen La Repubblica. Exor do të blejë pjesën e CIR (Compagnie Industriali Riunite) prej 43.78%, kompani që zotërohet nga familja De Benedetti, për 0.46 euro për aksion, me një vlerë totale prej 102.4 milionë euro.
Të dy kompanitë deklaruan se shitja pritet të përfundojë në fillim të vitit 2020 dhe më pas, Exor do të nisë ofertën për të blerë pjesën e mbetur të aksioneve të GEDI. Kjo e fundit, që publikon edhe të përditshmen “La Stampa”, është ndodhur në qendër të një beteje për kontroll, mes anëtarëve të familjes De Benedetti.
“Nëpërmjet këtij operacioni, ne jemi angazhuar në një projekt për të ndihmuar GEDI që t’i bëjë ballë sfidave të së ardhmes. Ne jemi të bindur që gazetaria cilësore ka të ardhme, nëse di të bashkojë profesionalizmin, autoritetin dhe pavarësinë, me nevojat e lexuesve”, tha kryetari i bordit të Exor, John Elkann. Exor zotëronte 5.99% aksione të GEDI dhe mban gjithashtu 43.4% të grupit “The Economist”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.