Fabiola Duro në ‘Argument’: Në inovacion na e kalon dhe Kosova, duhet ta kapim!
E ftuar në studio për të folur mbi sfidat që Shqipëria ka në fushën e inovacionit, Fabiola Duro nga Innovation Nest është shprehur se inovacioni kërkon shumë mend, shumë mund dhe një krijim të ri. Më tej ajo ka shtuar se Innovation Nest synon që vitin tjetër të japë një kontribut më të madh për shoqërinë shqiptare pavarësisht me problembet dhe vështirësitë me të cilat has inovacioni në Shqipëri. “Këto vështirësi vinë nga mospasja e kapaciteteve njerëzore dhe materiale, mungesa e kurrikulave arsimore etj. Kosova dhe Serbia janë më mirë se ne, duhet t’i kapim.”, ka përfunduar Duro. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.