Fabrika në SHBA që “prishi” 15 mln doza- Autoritetet i’a lënë në dorëzim Johnson & Johnson. Heqin AstraZeneca
Shtetet e Bashkuara kanë ngarkuar Johnson & Johnson tek fabrika që “prishi” 15 milionë doza të vaksinës së Covid-19 dhe ka ndaluar firmën britanike AstraZeneca që të përdorë fabrikën, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.
J&J deklaroi se do të marrë “përgjegjësi të plotë” tek fabrika “Emergent BioSolutions” në Baltimore, duke përsëritur se do mbajë premtimin e dërgesave prej 100 milionë doza deri në fund të Majit. AstraZeneca, vaksina e të cilës nuk është miratuar ende në SHBA, deklaroi se do të bashkëpunojë me administratën e presidentit Biden, për të gjetur një qendër tjetër për të prodhuar vaksinën.
Kjo ngjarje, e raportuar fillimisht nga New York Times, vështirëson më tej përpjekjet e AstraZeneca për të miratuar vaksinën në SHBA. Qeveria ka kritikuar kompaninë për përdorimin e të dhënave të vjetra në rezultatet e provave të vaksinës, të dhëna që u korrigjuan më vonë. Punëtorët tek fabrika “Emergent BioSolutions” kanë ngatërruar bashkimin e ingredientëve për vaksinat e J&J dhe AstraZeneca disa javë më parë, sipas New York Times. J&J deklaroi se pako e prishur nuk kishte kaluar në procesin e fundit të mbushjes shë paketimit. Vendimi i Qeverisë do bëjë që fabrika të prodhojë vetëm vaksinën me 1 dozë të j&J, në mënyrë që të shmangen përzierjet në të ardhmen.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.