Fabrika prodhonte produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin, arrestohen 3 shtetas
Policia e Shkodrës në bashkëpunim me strukturat qendrore te AKU-së kanë zbuluar një fabrikë që kryente aktivitet të paligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore, kryesisht salca e turshi të konservuara. Gjatë kontrollit u arrestuan në flagrancë tre shtetas, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim:
“G.B, 60 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, pronar i firmës,
B, 26 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i punësuar në firmë,
E, 60 vjeçe, banues në lagjen “Partizani”, e punësuar merceologe në firmë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inxhinier merceolog në firmë”, thuhet në njoftim.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë në flagrancë, në vendin e quajtur Lagjja “Skënderbeg” zona industriale ish -Fermentimi, në punishten e firmës. Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.