Facebook ‘bëhet jeshil’ – Kompania kalon në zero-net karbon, operon e gjitha me energji të rinovueshme
Operacionet globale në Facebook tani mbështeten nga 100 përqind të energjisë së rinovueshme dhe kanë arritur emetime zero, thotë gjiganti i teknologjisë në një njoftim të rëndësishëm sot.
Në tre vitet e fundit, kompania ka ulur emetimet e saj të gazit serë me 94 përqind, duke tejkaluar qëllimin e saj prej 75 përqind. Kompania përcaktoi këto synime në 2018 dhe tani është një nga blerësit më të mëdhenj të korporatave të energjisë së rinovueshme. 63 projektet e rinovueshme janë të reja dhe ndodhen në të njëjtat rrjete elektrike si qendrat e të dhënave që ata mbështesin.
“Ne e kemi rritur masivisht dhe me shpejtësi progresin tonë në klimë, tani po punojmë me siguruesit e energjisë për të siguruar energji të ripërtëritshme të mjaftueshme për të drejtuar zyrat tona dhe qendrat tona të të dhënave”, thotë Eoghan Griffin, menaxher i qëndrueshmërisë për EMEA në Facebook, për Euronews.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.