Facebook ndalon shitjen e alkoolit dhe duhanit midis përdoruesve
Të gjitha shitjet e alkoolit dhe duhanit nuk do të lejohen më në mes të përdoruesve në Facebook dhe Instagram.
Shitja e alkoolit dhe duhanit tashmë ishte e ndaluar në Marketplace. Ebay thotë se vetëm lejon shitjen e alkoolit nga shitësit e parë të miratuar dhe të licencuar.
“Ne po përditësojmë politikën tonë të mallrave të rregulluara për të ndaluar shitjen e alkoolit dhe produkteve të duhanit midis individëve privatë në Facebook dhe Instagram. Politikat tona të tregtisë tashmë ndalojnë shitjen e duhanit apo alkoolit në vende si Marketplace, por ne tani e shtrijmë këtë në përmbajtjen organike “, tha një zëdhënës i Facebook në një deklaratë me email të enjten.
Facebook lejon shitjen e produkteve nëpërmjet grupeve por si duket politikat e rrjetit kanë prekur edhe pijet alkoolike dhe duhanin.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.