Facebook, ndërprerja e dytë brenda javës – Kompania u kërkon falje përdoruesve për mosdhënien e shërbimit
Kompania Facebook u kërkoi falje përdoruesve për një ndërprerje dy orëshe në shërbimet e saj të Premten dhe fajësoi një ndryshim tjetër të konfigurimit të gabuar për ndërprerjen e dytë globale këtë javë. Kompania konfirmoi se edhe platformat e saj të mediave sociale, Instagram, Messenger dhe Workplace u prekën nga ndërprerja e fundit.
“Ndjesë të sinqertë për këdo që nuk ishte në gjendje të përdorte produktet tona në dy orët e fundit. Ne e ndreqëm problemin dhe gjithçka tani duhet t’i rikthehet normalitetit”, deklaroi kompania.
Gjatë ndërprerjes së fundit, disa përdorues nuk ishin në gjendje të ngarkonin burimet e tyre në Instagram, ndërsa të tjerët nuk ishin në gjendje të dërgonin mesazhe në Facebook Messenger.
Të hënën, gjiganti i mediave sociale fajësoi një “ndryshim të gabuar të konfigurimit” për një ndërprerje gati gjashtë orëshe që pengoi 3.5 miliardë përdoruesit e kompanisë të hynin në mediat sociale dhe shërbimet e mesazheve të saj si WhatsApp, Instagram dhe Messenger.
Ndërprerja të hënën ishte më e madhja që grupi i monitorimit të uebit Downdetector kishte regjistruar ndonjëherë dhe bllokoi hyrjen në aplikacione për miliarda përdorues, duke çuar në një rritje të përdorimit të mediave rivale sociale dhe aplikacioneve të mesazheve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.