Facebook sërish përpara ligjit!
Gjykatësit e Britanisë së Madhe kanë akuzuar Facebook për shkeljen e privatësisë së të dhënave dhe ligjet e konkurrencës në një raport mbi dezinformimin e mediave sociale dhe gjithashtu thotë se CEO Mark Zuckerberg tregoi “përbuzje” ndaj gjykatës duke mos u paraqitur para tyre.
Komisioni i Britanisë së Madhe, Kulturës, Medias dhe Sportit tha në një raport të botuar të hënën se një sondazh i emaileve të brendshme të Facebook-ut që ai shqyrtoi, tregoi se platforma e mediave sociale kishte vetëdije për shkeljen e privatësisë së përdoruesve. Sipas komisionit, dokumentet tregojnë se Facebook ishte “i gatshëm të anashkalojë parametrat e privatësisë së përdoruesve të tij në mënyrë që të transferojë të dhëna” tek zhvilluesit e aplikacioneve.
“Kompanitë si Facebook nuk duhet të lejohen të sillen si ‘gangsterë dixhital’ në botën online, duke e konsideruar veten përpara dhe përtej ligjit,” thuhej në raport.
Në përgjigje të raportit, Facebook tha se nuk kishte shkelur ligjet e mbrojtjes së të dhënave ose konkurrencës. Karim Palant, menaxheri i politikës publike në Facebook, tha në një deklaratë se kompania “mbështet legjislacionin efektiv të privatësisë” dhe është gjithashtu i hapur për çdo ndryshim që mund të përforcojë privatësinë e përdoruesve.
Ndërsa Facebook ishte një nga temat kryesore të raportit, Komisioni i Kulturës, Medias dhe Sportit bëri disa rekomandime se si të luftonin lajmet e rreme dhe dezinformatat, duke deklaruar se :
‘’Platforma e mediave sociale duhet t’i nënshtrohet një kodi të detyrueshëm etik. Një rregullator i pavarur në Mbretërinë e Bashkuar duhet të monitorojë kompanitë e teknologjisë dhe të jetë në gjendje të nisë procedime ligjore kundër tyre. Gjithashtu duhet të kryhet një “kontroll i plotë” i tregut të reklamave në mediat sociale si dhe qeveria duhet të shqyrtojë zgjedhjet e fundit për prova të manipulimit të votuesve.’’
Hetimi i komisionit zgjati 18 muaj dhe raporti përfundimtar u zhvillua në mbi 100 faqe.
“Kompanitë e mëdha të teknologjisë nuk duhet të lejohen të zgjerohen në mënyrë eksponenciale, pa kufizime apo mbikëqyrje të duhur rregullatore. Vetëm qeveria dhe ligji janë mjaft të fuqishëm për t’i mbajtur këto kompani nën kontroll”, shprehet Komiteti i Britanisë së Madhe, Kulturës, Medias dhe Sportit.
Raporti kritikoi ashpër Facebook dhe Zuckerberg, të cilët në mënyrë të përsëritur refuzuan të paraqiten para komisionit vitin e kaluar pavarësisht kërkesave të shumta.
“Facebook përdor strategjinë e dërgimit të dëshmitarëve, të cilët ata thanë se ishin përfaqësuesit më të përshtatshëm, por nuk ishin informuar siç duhet për çështje të rëndësishme dhe nuk mund ose nuk zgjodhën të përgjigjen në shumë nga pyetjet tona“, deklaruan gjyqtarët.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.