Facile.it, reagon kompania
Në Qendrën Kombëtare të Biznesit është publikuar një njoftim i lëshuar më 31 tetor, ku kompania Facile.it bën me dije se ka vendosur likuidimin e degës shqiptare.
Shoqëria Facile.it ka reaguar duke shpjeguar se prej vitit 2012 operon në Shqipëri si “facilebroker.it” dhe vazhdon të rritet në tregun shqiptar duke mbajtur pozicionin e një prej liderëve.
“Shoqëria ka rreth 700 të punësuar dhe pritet të rrisë më tej investimet në Shqipëri. E regjistruar si taksapagues i madh, ajo është një ndër kompanitë VIP dhe objektivi i saj është rritja e mëtejshme dhe zgjerimi në ekonominë dhe punësimin shqiptar” sqaron kompania.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.