Falimenton kompania e njohur e fluturimeve “low cost”! Anulohen fluturimet, probleme për 2700 pasagjerë dhe për turizmin
Kompania ajrore low-cost “Wow Air” ka shpallur falimentin. Ndalim fluturimesh e një komunikatë e papritur ka krijuar mjaft siklete te pasagjerët që fluturojnë nga apo drejt Islandës. Kompani ka anuluar fluturimet e parashikuara dhe 2700 pasagjerëve u është kërkuar që të kontrollojnë kompani të tjera ajrore për të arritur në destinacionin e tyre.
Falimentimi i kompanisë rrezikon të krijojë probleme edhe për ekonominë e turizmit të Islandës që prej disa vitesh po përjeton një bum të vërtetë falë, po jo vetëm, edhe programeve televizive si Game of Thrones.
Sipas ekonomistëve, falimentimi i kësaj kompanie mund të sjellë një rënie me 16% të turistëve për vitin 2019.
Artikulli original: https://www.ilsole24ore.com/art/mondo/2019-03-28/fallisce-wow-air-rischio-stagione-turistica-islandese-151651.shtml?uuid=ABbVNoiB
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.