Falja e gjobave për bizneset ushqimore-Reagimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit!
Në Kuvend është depozituar nisma për faljen e të gjithë gjobave që i janë vendosur bizneseve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nga periudha 1 korrik 2019 deri me 31 gusht 2019.
Por a nënkupton kjo se ka gjoba të paligjshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që duhen shfuqizuar?
Sipas vetë AKU-së, JO. Në përgjigje të interesimit të gazetares së SCAN, Elisabeta Dosku, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se të gjitha gjobat e vendosura janë në përputhje me përcaktimet ligjore të ligjit për Ushqimin dhe Inspektimin në Republikën e Shqipërisë dhe subjektet kanë të drejtën e ankimimit të masave administrative të marra.
“Ky projektligj për amnisti duhet vlerësuar në kontekstin e rritjes së pritshme të ndërgjegjësimit të operatorëve të biznesit ushqimor,që pritet të vijë nga ndryshimet në Kodin Penal. Ne kemi shprehur opinionin/komentin tonë lidhur me çështjen që u pyetëm. Lidhur nëse ka gjoba të paligjshme mes tyre që duhen falur, të bëj me dije se Jo. Të gjitha gjobat janë vendosur në përputhje me përcaktimet ligjore të ligjit për Ushqimin dhe Inspektimin në RSH. Subjektet kanë të drejtën e ankimit të masave administarative të marra).
Nëse ndodh miratimi i kësaj kërkese, paralelisht me ndryshimet e Kodit Penal, operatorët e biznesit ushqimor, do të jenë të ndërgjegjësuara për zbatimin e legjislacionit në fuqi” shkruhen të përgjigjen që AKU i dha SCAN.
SCAN
Lexo edhe:
“Amnisti” e re për bizneset shqiptare-Zbardhet nisma për faljen e gjobave. Cilat përfitojnë
Ndryshon ligji, burg kur tregton ushqime dhe ilaçe të skaduara!
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.