Falsifikimi i dokumenteve për Unazën, Gjiknuri: Prishet kontrata, nis sekuestroja e garancisë 10 %! Do rihapim garën
Dyshimi se një prej kompanive fituese në tenderin për ndërtimin e segmentit numër 1 të Unazës së Tiranës, pallati me shigjeta-sheshi shqiponja, është konfirmuar nga autoritetet amerikane. Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri njoftoi për mediat se veç pezullimit të punimeve pak ditë më parë, tashmë është ndërmarrë edhe hapi tjetër; ai i prishjes së kontratës me kompaninë në fjalë dhe ka nisur procedurat e sekuestrimit të garancisë prej 10 %.
“Në bazë të përgjigjeve të ardhura dje rezulton se nga institucionet e sipërpërmendura, një pjesë e dokumentacionit të paraqitur nga kompania nuk është e saktë, është e falsifikuar. Janë të dhëna të rreme, janë të dukshme se një pjesë nuk ekzistonte në regjistrat tregtarë sikurse ishte paraqitur në autoritetet shqiptare.
Pas marrjes së këtij konfirmimi Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zgjidhur kontratën në fjalë dhe do të fillojë procedurat e sekuestrimit të garancisë që ka një vlerë 10 % të kontratës” tha ministri. Të njëjtat hapa janë ndërmarrë edhe për një kontratë tjetër që kishte fituar kompania me Operatorin e Sistemit të Transmetimit.
Nga ana tjetër, ministri tha se ka nisur një proces hetimor në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, ministri tha punimet për Unazën e re të Tiranës do të vijojnë në segmentet e tjera e ndërkohë do të rihapet gara për segmentin ku janë pezulluar punimet. Gjithashtu ministri tha se shumë shpejt do të dalë edhe Vendimi i Këshillit të Ministrave për të shpronësimet që do të bëhen në kuadër të projektit.
SCAN
.
Posted by Damian Gjiknuri on Tuesday, December 11, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.