Falsifikimi i shufrave të arit po shqetëson industrinë në botë
Shufrat e arit të stampuara me logot e rafinerive kryesore janë duke u futur në tregun global për të pastruar arin e kontrabanduar ose të paligjshëm thotë Reuters.
Falsifikimet janë të vështira për tu zbuluar, duke i bërë ato një financues ideal për tregtarët e lëndëve narkotike.
Në tre vitet e fundit, shufrat me vlerë të paktën 50 milion dollarë të stampuara me logot e rafinerisë zvicerane, por që nuk prodhohen në të vërtetë nga ato janë identifikuar nga të katër rafineritë kryesore të arit në Zvicër.
Falsifikimet janë tepër të sofistikuara, kështu që mijëra shufra të tjera mund të mos jenë zbuluar akoma, sipas shefit të rafinerisë më të madhe të Zvicrës.
Falsifikime të tilla paraqesin problem për rafinuesit ndërkombëtarë, financuesit dhe rregullatorët ndërkohë që të tjerët përpiqen të pastrojnë botën e tregtisë së paligjshme nëpërmjet shufrave.
Nuk është e qartë se kush qëndron pas gjithë kësaj por drejtuesit dhe bankierët mendojnë se shufrat e kanë origjinë nga Kina, prodhuesi dhe importuesi më i madh në botë i arit dhe kanë hyrë në treg përmes shtëpive tregtare në Hong Kong, Japoni dhe Tajlandë.
Pasi të pranohen nga një tregtar kryesor ari në këto vende, ata mund të përhapet shpejt në zinxhirët e furnizimit në të gjithë botën.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.