Fanatizmi i Francës për gjuhën/ Akademia: Institucionet të ndalojnë ‘Franglais’
Akademia Franceze, që është pikërisht ‘kujdestarja’ historike e gjuhës frënge, ka paralajmëruar organet publike të vendit kundër inkurajimit të “franglais”, duke thënë se ky fenomen i ri paraqet një rrezik të vërtetë.
Organi u shpreh si ishte “seriozisht e shqetësuar” për përzierjen e frëngjishtes me fjalët angleze, një tendencë gjithnjë e më e zakonshme në një epokë të mediave sociale dhe marketingut të globalizuar.
Fraza të tilla si “fake news”, “happy hour” ose Black Friday”” janë miratuar gjerësisht në Francë sikurse në shumë e shumë vende të tjera.
Akademia tha që “shkeljet e përsëritura” të ligjit Toubon të vitit 1994, i cili përcakton rregulla dhe kërkesa për përdorimin e frëngjishtes, “shtrembërojnë gjuhën tonë” jo vetëm për shkak të “pushtimit të termave anglo-saksonë”, por për shkak të dëmtimit të bërë mbi sintaksën.
Edhe pse jo me emra konkretë Akademia u shpreh se “paralajmëron në mënyrë solemne autoritetet publike dhe i fton ata para së gjithash ta respektojnë vetë ligjin.”
Ligji Toubon gjithashtu ndaloi përdorimin e gjuhëve të huaja në të gjitha transmetimet televizive, duke kërkuar që të gjitha programet në gjuhë të huaj të dublohen. Ajo gjithashtu dikton që radio stacionet duhet të luajnë këngë frënge të paktën 40% të kohës.
Në gusht, Ministri Francez i Kulturës Franck Riester foli rreth përdorimit të gjuhëve të tjera në Francë, duke porositur ndjekësit e tij në Twitter që “të thonë gjërat në frëngjisht”. (Euronews)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.