Fasonët “çlirohen” nga TVSH/ Zgjidhet rimbursimi, drejt shlyerjes detyrimet e prapambetura
Shlyerja e detyrimeve të prapambetura të TVSH-së së rimbursuar për industrinë me material porositësi është drejt fundit, çka do t’i japë mundësinë këtij sektori për më shumë “frymëmarrje” dhe likujditet.
“Rimbursimi i TVSH-ë ka vazhduar me ritme goxha të shpejta. Dhe me ndryshimin e ligjit të ri për TVSH-në për sa i përket nënkontraktorëve nuk do të ketë më akumulim aq sa ishte më parë dhe normalisht po të zgjidhim çështjen e dhjetorit të vitit të kaluar, biznesi fason ka marrë një ndihmë të madhe” shprehet Florian Zekja, Përfaqësues i Industrisë fason
Pak ditë më parë, Ministja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, theksoi se deri në fund të muajit Qershor, qeveria do të paguajë të gjitha detyrimet e akumuluara për rimbursimin e TVSH-së, për disa sektorë, si fasonët, grumbulluesit dhe eksportuesit. Dhe duke nisur nga muaji Korrik situata do të normalizohet, pasi do të zbatohen afatet.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.