Faturat e huaja për mallrat e importuara – DPT: Përfundon procesi i përmirësimit. Detajet
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se përfundon së shpejti procesi i përmirësimit të procedurës së fiskalizimit të faturave të huaja për mallrat e importuara.
Sipas njoftimit ky përmirësim ka të bëjë me saktësimin dhe përputhjen në mënyrë automatike të vlerave të TVSH-së, si në deklaratën doganore, ashtu edhe në vlerën e faturës që fiskalizohet.
DPT njofton se dorëzimi i librave të shitjes dhe blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë tuaj të deklarimit elektronik në e-filing.
Sipas informacionit të publikuar për të mundësuar fiskalizimin e faturave të mallrave të importit, në rastet kur ju shfaqen diferenca shumë të vogla, ju ftojmë të ndiqni hapat e treguara në linkun këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.