Favorizim produkteve nga Serbia e Bosnja! – Shoqatat e agrobiznesit: Dëmton bujqësinë vendase, duhet studim i thelluar
Shoqatat e bizneseve kanë shprehur rezerva të forta sa I përket paketës së re fiskale propozuar nga Ministria e Financave. Sipas tyre, paketa nuk është konsultuar me biznesin, ndërkohë që disa prej ndërhyrjeve rrezikojnë të dëmtojnë kompanitë shqiptare.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar të hënën në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Drejtoresha ekzekutive e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Enida Shena përmendi pasojat negative dhe dëmin qe i shkaktohet sektorit privat, veçanërisht sektorit prodhues nga reduktimi buxhetit dhe taksat, tatimet e tarifat shtesë që propozohen në Paketën fiskale.
Kreu i Shoqatës së Prodhimit dhe Përpunimit të Qumështit dhe Mishit, tha se TVSH-ja është deformuar dhe kjo do t’I sjellë një dëm të madh biznesit shqiptar, pasi favorizon blerjen jashtë kufijve me çmime më të ulëta, veçanërisht nga Serbia e Bosnje Hercegovina.
Në seancën dëgjimore të së hënës kanë shprehur opinionet e veta Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar KASH; Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare; Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit”; dhe Shoqata e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.