Favorizuan biznesin, arrestohen dy elektricistë! Aksioni për energjinë përqendrohet në orët e natës
Njësia Task-Forcë e OSHEE Shkodër, pas verifikimeve në terren, ka denoncuar në prokurori dy elektriçistë nga Lezha, për shkelje të ligjit duke abuzuar me detyrën, pasi toleruan subjektet që kishin cënuar matësin e energjisë elektrike.
Të dy këta elektricistë, janë shoqëruar në Polici, ku po kryhen tashmë hetimet paraprake, nga ku mësohet se kanë plotësuar procesverbale të rreme në favor të bizneseve private.
OSHEE njofton se aksioni ndaj debitorëve vijon, tashmë duke u përqendruar gjatë orëve të natës!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.