“Fed do të tregojë durim”, Powell: Politikat lehtësuese do të qëndrojnë. Rritja e yield-it, jo shqetësuese
Kryetari i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara, Jerome Powell, përsëriti premtimin e tij për të lehtësuar kreditin deri sa amerikanët të rikthehen në punë, duke hedhur poshtë pritshmëritë e investitorëve që dyshonin mbi këtë premtim. Me shpërndarjen e shpejtë të vaksinave dhe stimujt fiskalë nga qeveria, ka një arsye të mirë për të menduar se do bëhet progres drejt objektivit të punësimit të plotë dhe inflacionit në 2%, sipas Powell.
Megjithatë, edhe nëse kjo ndodh, do të kërkojë shumë kohë. Ne duam që tregu i punës të përputhet me vlerësimet tona të punësimit të plotë. “Dua të jem i qartë për këtë”- tha Powell në lidhje me premtimin e bankës për të mbajtur normat e interesit pranë zeros dhe blerjet mujore të obligacioneve në vazhdim. Edhe nëse çmimet rriten, si ç’priten këtë Pranverë, Powell shtoi se duhet treguar durim, duke mos ndryshuar politikat monetare. Komentet e tij, me shumë gjasa të fundit deri në konferencën e radhës më 17 mars, zbutën shqetësimet mbi rritjen e interesave të borxhit, që mund të shtojnë trazirat për bankën prej rritjes së kostove të huamarrjes. Ndërsa Powell tha se rritja është diçka e dukshme, ai shtoi se nuk konsiderohet si e ç’rregullt apo që të rrisë normat në afatgjatë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.