Fed në fokusin e tregjeve – Java që vjen, Powell do të dëshmojë në Kongres
Investitorët po vendosin në pikëpyetje vullnetin e kreut të ri të Rezervës Federale, Jerome Powell, sa i përket angazhimit për të ruajtur linjën e politikave monetare lehtësuese.
Kreu i ri i Rezervës Federale ka qenë i kufizuar në komente sa i përket rënies së ndjeshme të bursave disa javë më parë. Komentet e tij të pakta kanë bërë që tregjet të jenë në ankth, duke qenë të paafta për të parashikuar.
Gjatë javës, fokusi i tregjeve do të jetë pikërisht mbi të, pasi do të dëshmojë në të dyja dhomat e parlamentit amerikan duke filluar prej ditës së Martë. Sytë e të gjithëve duket se do të jenë mbi të dhe në dëshminë periodike të 6-mujorit të Rezervës Federale.
Proceverbali i fundit i takimit të Rezervës Federale tregoi se, politikëbërësit e institucionit janë të gatshëm për të vijuar me rritjen graduale të normave të interesit, gjë që ka qetësuar deri diku investitorët. Ekspertët shprehen se, Rezerva Federale ka për detyrë që të ngadalësojë disi ekonominë e vendit, që duket se po operon me kapacitet të plotë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.