Fehmi Mehmeti, Guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës!
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur me 60 vota pro Fehmi Mehmetin për detyrën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Në garë për t’u zgjedhur Guvernator i BQK-së ishin Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Safet Merovci dhe Besnik Bislimi, shkruan Telegrafi.
Besnik Bislimi ka marrë 31 vota, Shkëndije Himaji 15 vota dhe Safet Merovci 4 vota.
Që prej 11 shtatorit të 2017, Mehmeti ishte emëruar nga Bordi i BQK-së si Guvernator në detyrë deri në zgjedhjen e Guvernatorit të ri. Në vitin 2013, ai është zgjedhur zëvëndës guvernator, me fokus mbikëqyrjen financiare.
Mehmeti ka qenë pjesë e ekuipit manaxhues të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës në periudhën 2011-2013. Gjatë periudhës 2010-2013, ai ka qenë Drejtor Bordi në Ndërmarrjen Publike ‘Uniteti’ në Mitrovicë. Po ashtu, ai ka eksperiencë edhe në Administratën Tatimore të Kosovës, ku për dy vite ka qenë Menaxher i Kontrollit për tatimpaguesit.
Mehmeti, në vitin 1991 ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2012, ka përfunduar studimet pasuniversitare, drejtimi Tregje Financiare dhe Banka.
Aktualisht Mehmeti është kandidat për PHD pranë ‘State University of Library Studies and Information Technologies’.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.