Fermë brenda Universitetit Bujqësor – Rama: Ëndërr me sy hapur, bashkëpunim mes Universitetit e Qeverisë
Universiteti Bujqësor i Tiranës për herë të parë do të ketë fermën e vet didaktike, në shërbim të studentëve e pedagogëve.
Projekti është prezantuar paraditen e së shtunës nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me studentë e pedagogë të këtij Universiteti. Ai e përkufizoi projektin ëndërr me sy hapur që do realizohet përmes partneritetit qeveri-universitet.
Me vendim të qeverisë është kaluar një fond prej 1 milion euro në dispozicion të këtij projekti me një sipërfaqe prej 135 hektarë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.