Fermerët e prekur nga përmbytjet – Ministria e Bujqësisë alokon fondin 20 mln lekë për bazën ushqimore
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka alokuar një fond prej 20 milionë lekësh për të siguruar bazën ushqimore të gjësë së gjallë, për të gjithë fermerët në zonën e prekur nga përmbytjet e fundit në Qarkun e Shkodrës.
Kjo bazë ushqimore do të jetë e mjaftueshme për të garantuar furnizimin me ushqim të blegtorisë në këtë zonë, për një periudhë 2 javore në vazhdim, deri në stabilizimin e situatës.
Me anë të këtij fondi, garantohet ushqimi për rreth: 4100 gjedhe, 8000 te imta, 1300 derra
Kjo sasi, i shtohet bazës ushqimore të siguruar deri tani dhe ë shpërndarë tek fermerët nga Shtabi i Emergjencave.
Janë rreth 400 ton koncentrat ose bar i thatë që do vihen në dispozicion të fermerëve me ane të këtij fondi. Vlerësimi i nevojave për këtë sasi ushqimi, është bere nga Drejtoria e Bujqësisë në Qarkun Shkodër.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.