Fermerët kanë krijuar një lloj të re qepe, që nuk të bën të qash kur e pret atë
Qepët që nuk të bëjnë të qash kur i prisni ato shumë shpejt do të jenë në treg, dhe ato nuk janë të modifikuara gjenetikisht. Pas disa dekadash hulumtimi dhe kryqëzimi midis disa varieteteve të ndryshme të qepëve, shkencëtarët më në fund kanë zhvilluar një lloj qepe “pa lot”.
“E quajtur “the sunion”, është e ëmbël dhe e brishtë, dhe nuk do të bëjë sytë tuaj me lot sa herë që i përdorni ato në kuzhinë. Gjithashtu nuk janë të modifikuara gjenetikisht, që do të thotë se njerëzit mund ti konsumojnë pa u menduar dy herë për efektet afatgjatë të “ushqimit bio”, shkruan The Sun.
Qepa “the sunion” është zhvilluar përmes një programi natyrore që ka dashur dekada. Fermerët e kanë nisur punën që në vitet ’80, por vetëm tani kanë patur rezultat.
Arsyeja që nuk bëjnë që sytë të lotojnë, është sepse këto llojë qepe nuk lëshojnë aq sa duhet (kur priten) ‘sulfoksidet e aminoacideve’, një përbërës i squfurit që kthehet lehtësisht në gaz, i cili kur bie në kontakt me sytë shkakton lot.
Qepët do të shiten në SHBA që nga muaji Mars, pasi ato janë rritur vetëm në Nevada dhe Uashington.
Kompania prodhuese e qepëve “the sunion” ka deklaruar se ka plan për zgjerimin e tregut, edhe në Britani edhe më gjerë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.