“Fermeri të orientohet drejt kulturave të reja”, Peleshi: Do të mbështesim 50 % të vlerës të fidanëve
Fermerët duhet të orientohen drejt kulturave të reja, mundësisht drejt 15 kulturave të përzgjedhura si potenciale shumë të fuqishme për eksportin shqiptar. Këtë deklaroi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi gjatë vizitës të një nga pikat më të mëdha, të grumbullimit dhe eksportit të gështenjave në vend. Peleshi tha se këto fermerët që bashkohen me grumbulluesit dhe orientohen drejt kulturave të reja, do të kenë më shumë mbështetjeje nga skema kombëtare në bujqësi.
“Shumë fermerë nuk e bëjnë dot atë kalimin, kapërcimin, hapin e madh drejt kulturave moderne, që do të thotë, kultura që i kërkon sot tregu dhe që japin shumë të ardhura, shumë herë më tepër të ardhura për fermerin. E para, sepse nuk kanë njohuritë e nevojshme, shërbimi i këshillimit pothuajse ka qenë inekzistent. Nuk kanë atë kapitalin e parë fillestar për të investuar, për të blerë farën, fidanin dhe janë të trembur, si me thënë, para riskut, që e reja gjithmonë ka. Formula, që ne jemi duke gjetur për të dalë nga ky ngërç, është bujqësia me kontratë. Pra, ta afrojmë grumbulluesin me fermerin së bashku dhe ne si shtet t’i mbështesim.”
“Duke i bërë bashkë grumbulluesin dhe fermerin dhe pas tyre, shtetin me subvencionet, me skemën e subvencioneve, që do të fillojmë këtë vit, me IPARD-in që fillon nga mesi i vitit, duke mbështetur 50 % të vlerës të fidanëve për grumbulluesin, duke mbështetur si në rastin e shalqirit psh, 3 milionë lekë të vjetra për hektare, mbjelljet e reja. Duke mbështetur 15 kulturat tona prioritare dhe që janë potenciale për eksportin, ne hap pas hapi, hektar pas hektari, bashki pas bashkie në të gjithë Shqipërinë, do të ndërtojmë fermat, jo të parat, se të parat, kemi disa të para, por do të shtojmë fermat komerciale, fermat moderne. Bujqësinë komerciale përkundër bujqësisë së mbijetesës.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.