Ferrari projekton “super ventilatorin” – Ekipi i F1 bashkohet me specialistët e IIT, projekti i pajisjes së re, falas online
Inxhinerët e ekipit të Ferrarit në Formula 1 janë bashkuar me ekipin e institutit italian të teknologjisë (IIT) për të zhvilluar një ventilator më të mirë dhe ja kanë dalë në vetëm 5 javë. FI5 merr kështu emrin nga organizatorët dhe i gjithë ekipi i angazhuar për të realizuar një prototip tërësisht funksional. Sipas ekipit që e prodhoi, ky ventilator është bërë nga materiale të cilat gjenden kollaj dhe është në gjendje të optimizojë konsumin e oksigjenit si dhe të përdoret me disa koka të ndryshme për pacientë të ndryshëm.
“Një ndër të veçantat e kësaj pajisje është ajo se është në gjendje të punojë jo vetëm me maskat jo invasive por edhe me maskat e plota apo helmetat”-shprehet Dr Marco Maggiali, i cili punon te Institutit Italian i Teknologjisë në robotikë.
Ai shtoi ndër të tjera se në mënyrë që të mund të punohet me këto lloj pajisjes u desh të krijohej një algoritëm i posaçëm kontrolli në mënyrë që të mbikëqyrej sasia e oksigjenit që kalonte brenda këtyre maskave. Inxhinierët e Ferrarit dizajnuan pjesët mekanike dhe pneumatike, ndërkohë që specialistët e institutit të teknologjisë, ato elektronike si dhe software-n. I gjithë projekti, së bashku me software-t përkatës është lëshuar online falas në mënyrë që çdokush në botë të ketë akses e të mund të realizojë vetë projektin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.