Ferrero tërheq nga tregu britanik vezët me çokollatë Kinder Surprise për shkak të frikës së salmonelës!
Grupi italian i ëmbëlsirave Ferrero ka tërhequr vezët e çokollatës Kinder Surprise nga raftet britanike dy javë para Pashkëve, pasi u gjet një lidhje e mundshme me dhjetëra raste të raportuara të salmonelës. Tërheqja prek vezët Kinder Surprise teke dhe me shumë paketime, një produkt popullor i tregtuar për fëmijët që përmban lodra të vogla koleksionuese brenda një guaske çokollate.
“Ne jemi duke tërhequr vullnetarisht tufat e zgjedhura të Kinder Surprise si një hap paraprak, pasi jemi bërë të vetëdijshëm për një lidhje të mundshme me një numër rastesh të raportuara të salmonelës”, thuhet në njoftimin e tërheqjes.
Ferrero tha se çokollata e prekur ishte prodhuar në Belgjikë dhe tërheqja mund të shtrihet në vende të tjera. Kjo vjen ndërsa markat e ëmbëlsirave luftojnë për hapësirë në raftet e supermarketeve në prag të Pashkëve, dhe mbi të gjithë në Britani që blejnë dhe hanë vezë çokollate.
Agjencia Britanike e Standardeve të Ushqimit (FSA) këshilloi klientët që të mos hanë produktet e prekura, të cilat mbajnë datat “Best Before” midis 11 korrikut dhe 7 tetorit. Të paktën 63 raste të sëmundjeve të lidhura me produktet ishin identifikuar, shumica e të cilave janë fëmijë nën 5 vjeç, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ne e dimë se këto produkte të veçanta janë të njohura për fëmijët e vegjël, veçanërisht me afrimin e Pashkëve, kështu që ne do t’i nxisim prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të kontrollojnë nëse ndonjë produkt tashmë në shtëpinë e tyre është prekur nga kjo tërheqje,” Tina Potter, Shefja e FSA-së. Incidentet. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.