Festa e Midhjes, nis sezoni turistik në Ksamil – Klosi: Do të kemi rritje të numrit të turistëve
Përgjatë gjithë bregdetit turistik ky sezon do të shoqërohet me festa kulinarie dhe të traditës. Festa e Midhjes ka ngritur sot zyrtarisht edhe siparin e sezonit turistik në Ksamil, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.
Sipas tij, përveç natyrës, turistët do të kenë mundësi të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare përmes këtyre festave.
Klosi shtoi më tej se ky sezon do të ketë gjithashtu një rritje të numrit të turistëve, çka sipas tij përkthehet në më shumë përgjegjësi jo vetëm për institucionet, por edhe për bizneset.
Ndërkohë, deklaroi gjithashtu se së shpejti do të nisë edhe projekti “Smile Albani”, që sipas tij do t’u ofrojë turistë 1 mijë arsye për të buzëqeshur dhe për t’u rikthyer në Shqipëri. Më herët kreu i Turizmit dhe Mjedisit është shprehur se ky projekt do të punësojë 1 mijë të rinj në të gjitha pikat turistike të vendit.
Të pranishëm në Festën e produktit më të njohur të zonës, midhjes, ishin edhe kryetarja e bashkisë, Floriana Koka si dhe ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili tha se janë të gjitha premisat për një sezon turistik të mrekullueshëm.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.