Festa e Pashkëve, Veliaj shtron drekën për të moshuarit dhe njerëzit në nevojë
Gjatë ditës së sotme Bashkia e Tiranës me rastin e festës së Pashkëve ofroi një drekë një drekë për të moshuarit dhe personat në nevojë që frekuentojnë mensën sociale të Kombinatit.
Sëbashku më Kryetarin Erion Veliaj ka qenë edhe këngëtarja Eli Fara si dhe shefi i kuzhinës, Renato Mekolli.
“Kjo është një nga 5 qendrat tona sociale ku ne shërbejmë. Më shumë se shërbimi i një vakti çdo ditë, ky është një vend ku kalojmë kohën, ku ndërtojmë komunitet, ku pavarësisht halleve, problemeve, secili gjen një vesh që ta dëgjojë. Pavarësisht sfidave të jetës, pavarësisht emigracionit apo të qenit larg vendeve nga ku vjen secili, këtu është krijuar një çerdhe, një hapësirë shumë e ngrohtë, një atmosferë ku të gjithë mbështesim njëri tjetrin, por edhe kalojmë kohë me njëri tjetrin, po sidomos në ditët speciale të festave jemi gjithmonë e më pranë. Kështu që, e vlerësoj shumë praninë tuaj sot”, është shprehur Veliaj.
Këngëtarja Eli Fara ka kënduar bashkë me të pranishmit disa nga këngët e repertorit të saj, ndërsa ka sjellë momente vërtetë festive dhe shprehet se është mjaft e gëzuar që ka marrë pjesë në këtë organizim.
Ndërkohë, shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, pasi uroi festën e Pashkës falënderoi edhe Bashkinë e Tiranës që kujdeset për njerëzit e pamundur.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.