FIAA propozime për qeverinë, Pedrazzi: Klima e qëndrueshme sjell investime dhe vende pune të reja
Gjatë prezantimit të “Librit të Bardhë” investitorët e huaj në vend janë shprehur se klima e biznesit është përmirësuar.
Sipas presidentit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri Silvio Pedrazzi, çdo investitor duhet të shfrytëzojë çdo mundësi që i jepet për të rritur biznesin e tij.
Pedrazzi në fjalën e vetë u shpreh se investitorët e huaj duhet të investojnë në biznese dhe ide për krijimin e vendeve të reja të punës.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Ministrja e Sipërmarrjes Snila Qato e cila u shpreh se angazhimi ndaj biznesit është në eliminimin e korrupsionit si dhe zhvillimin e një klime të qëndrueshme për investitorët e huaj.
Sipas Qatos sipërmarrja dhe administrata duhet të nxisin skema të sigurta investimesh për punësimin e të rinjve.
Edhe pse klima e biznesit në vendin tonë është përmirësuar, sipas Ministres së Sipërmarrjes Sonila Qato ka ende shumë për të bërë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.