Fiat sjell Panda-n elektrike me koston më të ulët që mund të gjendet në treg! (FOTOT)
Panda elektrike e shumëpritur, versioni me lëvizje të pastër të makinës historike Fiat, duhet të debutojë së shpejti. Sipas asaj që ishte parashikuar nga presidenti i markës, Olivier François, do të jetë një nga makinat elektrike më të lira që mund të gjendet në treg. Dizajni duhet të jetë minimalist dhe modular, duke i bërë jehonë filozofisë së konceptit Fiat Centoventi të paraqitur (dhe të shpërblyer) në Motor Show në Gjenevë në 2019.
Duke marrë si pikë referimi Fiat 500e, i cili është bërë elektrike më i shitur në Itali sipas të dhënave të Unrae, Panda elektrike do të vendoset disa hapa poshtë katalogut – mbi të gjitha, në listën e çmimeve – që do të dalë shumë shpejt, ndoshta në pranverën e vitit 2022. Presidenti i markës, Olivier François, kishte deklaruar në fillim të janarit se Stellantis kishte ndër objektivat edhe atë të “Zgjimit të gjigantit të fjetur”, ose më saktë Fiat, dhe prezantimin e një modeli elektrik me një çmim të përballueshëm që mund të jetë hapi i parë i rëndësishëm. Si do të jetë Panda elektrike?
Pamja përfundimtare e Pandas së re elektrike mund të rifillojë konceptin Fiat Centoventi që u shfaq në Motor Show 2019 në Gjenevë, për të festuar 120 vjetorin e kompanisë historike torineze. Makina kompakte e qytetit me dy vëllime e vlerësuar me Red Dot Design Award dhe Car Design Awards, është në natyrë modulare dhe plotësisht e personalizueshme me ambiente të brendshme të ndërrueshme, sedilje që mund të bëjnë vend për sediljet për fëmijë, ndriçim LED me mundësinë e shkrimit të mesazheve dhe një bateri bazë me 100 km autonomi e cila, në versionin e saj maksimal, mund të arrijë deri në 500 km.
Çmimet hipotetike të prodhimit të Centoventi u ulën falë një baze të vetme trupi gri, të personalizueshme me katër ngjyra për mbulimin e çatisë, parakolpët, harqet e rrotave dhe tapiceri, dhe një pulti minimalist me lidhëse për telefonat inteligjentë ose tabletët për të zënë vendin e info-argëtimit dhe navigimit, stili i Citroën Ami. Sa do të kushtojë Panda elektrike? Mbetet vetëm të presim pranverën për të gjitha informacionet zyrtare dhe përfundimtare. Wired
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.