Fier, konfiskohen 6 automjete tip ‘Benz’ – Në pranga 4 shtetas
Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve, ku përveç akuzave të tjera u ndaluan për vjedhje të 6 automjeteve të tipit Benz.
Shtetasit në bashkëpunim më njëri tjetrin, gjatë periudhës Janar – Prill 2019 kanë vjedhur 6 automjete tip “Benz”, provat materiale të të cilave ju gjendën në flagrancë gjatë kontrollit.
Shtetasit e arrestuar janë si më poshtë:
-A.H, 30 vjeç, banues në Vlorë
-E.F, 46 vjeç, banues në Fier
-H.M, 32 vjeç, banues në Fier
-A.N, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.