“Fiksimet” e Trump – Këshilltarët e tij tregojnë se presidenti i kushton rëndësi vetëm komenteve negative në shtyp
Sjellja “vetë-shkatërruese” e Presidentit Donald Trump dhe refuzimi i tij ndaj këshillave të stafit, i ka bërë ndihmësit kryesorë të tij të mendojnë se ai nuk e dëshiron një mandat të dytë, raportoi New York Times.
Sipas raportit, presidenti u paralajmërua ashpër nga këshilltarët e lartë se nëse ai nuk ndalon sjelljen e tij “nxitëse” në përgjigje të protestave kundër racizmit ai ishte do shkonte drejt humbjes në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Por Trump nuk pranoi këshillat, tha raporti, duke shtuar deklaratat përçarëse. Ai gjithashtu ndërmori veprime të çuditshme, si kërcënimi për të përdorur ushtrinë kundër protestuesve.
“Presidenti po vepron çuditshëm dhe në mënyrë mbrojtëse, dhe sjellja e tij vetë-shkatërruese ka qenë larg përpjekjeve për të fituar një mandatë të dytë, duke i bërë këshilltarët të mendojnë se presidenti nuk e dëshiron mandatin e dytë,” sipas Times.
Raporti vazhdon duke thënë se në vend të planifikimit për një mandat të dytë, Presidenti është i fiksuar pas mbulimit negativ të shtypit ndaj administratës së tij.
Ekipi i rizgjedhjes së Trump thuhet se është i shqetësuar në lidhje me një sërë sondazhesh që tregojnë se presidenti po zvarritet nga rivali i tij demokrat, Joe Biden, në disa shtete kryesore, për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë dhe protestave, raportoi Wall Street Journal në qershor.
D.B – SCAN
Burimi: Businss Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.